Gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në KTV, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje i ka kërkuar kandidatit të AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli, i cili ka dalë i treti, sipas rezultateve paraprake, që ta mbështesë Shpend Ahmetin në balotazh.
Ahmeti, i cili ka marrë më së shumti vota në garën për Prishtinën, do të përballet me Arban Abrashin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në rrethin e dytë të votimit, sipas të dhënave të fundit.
Pasi Pacolli ka folur fjalë të mira për Ahmetin, duke thënë se është kandidat i pëlqyer dhe i duhur për Prishtinën, Konjufca i ka thënë atij se do të ishte mirë që VV e AKR ta vazhdonin bashkëpunimin.