Gjilani është një nga komunat e cila do të shkojë në balotazh, pasi në zgjedhjet e 22 tetorit asnjëri kandidat nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të udhëhequr me këtë komunë.
Në balotazhin e 19 nëntorit do të garojnë, kryetari aktual nga LDK-ja, Lutfi Haziri dhe kandidati i Vetëvendosjes Sami Kurteshi.
Ndërkohë, Vetëvendosje është afër një marrëveshje me AAK-në, për ta mbështetur kandidatin e tyre.
Magazina.al, ka siguruar një fotografi të zyrtarëve të AAK-së në Gjilan, ku shihen bashkë me zyrtarë tjerë të Vetëvendosjes, e sipas gjitha gjasava janë duke biseduar për një koalicion të mundshëm për zgjedhjet e 19 nëntorit.