Ky veprim ka shkaktuar nervozë te banorët e kësaj lagjeje.
“Vetëvendosja në “Mati 1”, Banesat e Tregtise, na e ka skuqur sot lagjen me pamflete , udhëzues për votim siç po shihet në foto”- ka thënë një lexues i Gazetës Express.
Ditë më parë shqetësim kanë ngritur edhe qytetarët e Pejës, atyre u janë vendosur në vetura letra ngjitëse me mesazhe për ta votuar VV-në.
Fletushka të tilla në vetura dhe në hyrje të banesave zakonisht i vendosin bizneset e tekstilit dhe ato ushimore për ofertat lidhur me produktet që i ofrojnë.
Rikujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore VV-ja u dënua nga PZAP-ja me 5100 euro për shfrytëzimin e hapësirave publike në kryeqytet.
Ndërsa, Shpend Ahmeti është gjobitur me 2 mijë euro për përfshirje të fëmijëve në fushatën zgjedhore.