Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti politik që bëri zhurmë më së shumti ndaj ministrit Nenad Rikalo, i cili po akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve. Por, dje gjatë seancës, ishte pikërisht Vetëvendosja e cila nuk e votoi mocionin për shkarkimin e tij.
Mocioni për shkarkimin e ministrit Rikalo, i parashkruar nga LDK-ja, për shkak të akuzave që banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë thonë se ministri ka maltretuar shqiptarë gjatë kohës së luftës, nuk arriti të kalojë dhe mori vetëm 26 vota pro, shkruan Express.
Me 26 vota pro, 40 kundër, 1 abstenim, 97 deputetë prezentë në seancë të Kuvendit dhe 23 jo prezentë, mocioni për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo, nuk arriti të kalojë.
Deputetët e Vetëvendosjes që nuk votuan për këtë mocion janë: Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Liburn Aliu, Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Fatmire Kollçaku, Valon Ramadani, Shqipe Pantina, Drita Millaku dhe Saranda Bogujevci.