fbpx

Veteranët tash kërkojnë këtë gjë, çfarë ndodhi tani

  22 Dec 2017

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë ka dorëzuar peticionin në Kuvendin e Kosovës, me të cilin kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Por, kur morën nënshkrimet e qytetarëve, ata mashtruan, thanë se po kërkojnë vetëm plotësim – ndryshimin e ligjit.

U mblodhën më shumë se 15 mijë nënshkrime nga qytetarët e Kosovës për ta ndryshuar ose për ta plotësuar ligjin për Gjykatën Speciale. Por, OVL e UÇK’së, pas mbledhjes së këtyre nënshkrimeve manipuloi – tash kërkon shfuqizimin e plotë të këtij ligji.

Pasi kanë mbledhur nënshkrimet krerët e OVL të UÇK’së ia kanë mësyrë Kuvendit të Kosovës. Atje kanë dorëzuar për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendin e Kosovës, me kërkesën që deputetët ta shfuqizojnë Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke thënë se është ligj diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventat Ndërkombëtare.

Por, fillimisht nuk u kërkuan nënshkrimet për shfuqizim të Gjykatës, por për ndryshim ose plotësim të ligjit.

Gazeta Express ka kontaktuar kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucatin. Ai ka konfirmuar se nënshkrimet ishin marrë për ndryshim ose plotësim.

“Po, po tash kena kërku me u hek krejt Gjykata Speciale. E kena dërgu letrën në institucion edhe te grupet parlamentare”, tha Gucati.

Por, vetë Hysni Gucati e bëri këtë kërkesë publike, duke publikuar dokumentin e plotë në faqen e tij në Facebook dhe një fotografi të tijën me mbishkrimin “duke u bërë gati për të shkuar me i dorezu 15,836 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës”.

Kërkesa të cilën e ka publikuar Gucati, nuk kërkon ndryshim ose plotësim të ligjit për Specialen, për të cilën arsye janë mbledhur nënshkrimet nga qytetarët, por qartazi shkruan se duan shfuqizimin e ligjit, të plotë.

Kurse, në peticionin që e nënshkruan më shumë se 15 mijë qytetarë, shkruan qartazi se ishte peticion për ndryshimin ose plotësimin e ligjit.

“Organizatat e dalura nga lufta e UÇK’së dhe Shoqata për dëme të Luftës ‘Ngritja e Zërit’, ngrehin zërin përmes këtij peticioni, që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës”, shkruan në peticion.

I pyetur nga Express se si e ndryshuan kërkesën që tashmë e kanë dërguar në Kuvend kjo organizatë, Gucati tha se nuk e kanë ndryshuar, por sipas asaj se çka shkruan në peticion dhe asaj çka është dorëzuar në Kuvend, ka të bëjë me ndryshim total të kërkesës.