Veseli jep një tjetër lajm të madh nga SHBA – miliona dollarë për Kosovën

Veseli jep një tjetër lajm të madh nga SHBA – miliona dollarë për Kosovën

  12 Mar 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli bënë të ditur se i është konfirmuar në SHBA se Kosova do të përfitojë edhe dhjetëra miliona dollarë donacione nëpërmjet Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Veseli tha se i është konfirmuar se MCC tanimë ka avancuar statusin e Republikës së Kosovës në programet e saja.

“Posa u njoftova se Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC ka avancuar statusin e Kosovës në programet e saja. Me këtë vendi ynë do të përfitojë dhjetëra miliona dollarë që do të investohen në fusha të ndryshme”, ka njoftuar Veseli nëpërmjet faqes e tij në Facebook.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i vili po qëndron prej disa ditësh në SHBA ka marrë po ashtu konfirmimin e mbështetjes amerikane për Ushtrinë e Kosovës si dhe për donacione të shumta të ngritjes së kapaciteteve ushtarake./Indeksonline/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.