fbpx

VESELI I TREGON DY ARSYET PSE PDK-JA DËSHTOI NË BALOTAZH

  01 Dec 2017

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka folur në superlativ për partinë e tij teksa ka treguar reultatin sipas tij shumë të kënaqshëm në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duke thënë se ka dalë partia e parë në shumë qendra kryesore të Kosovës.

Por kur ka folur për rundin e dytë të zgjedhjeve, pasi 19 komuna shkuan në balotazh, Veseli ka thënë kanë qenë dy arsye pse PDK-ja nuk e fitoi Prizrenin dhe Mitrovicën, dy komuna të mëdha ku PDK-ja ka qenë në balotazh.

“Ndoshta ka qenë një vetëkënaqje e jona dhe një mungesë e angazhimit më të madh në balotazhin e dytë”, ka thënë Veseli.

Madje ka thënë se ka pasur figura brenda partisë që nuk janë angazhuar aq sa duhet.

“Në secilën shtëpi nuk punojnë të gjithë njejtë”, ka thënë Veseli./Insajderi.com