fbpx

Veseli i jep një mesazh Haradinajt për demarkacionin me Malin e Zi

  14 Nov 2017

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se Kosova ka raporte të shkëlqyera me shtetin e saj fqinj, Malin e Zi.

Kryeparlamentari është zotuar se çështjet me këtë shtet, duke aluduar për demarkacionin, do të zgjidhen në mënyrën më të duhur.

“Raportet tona me Malin e Zi janë të shkëlqyeshme. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë të na prishen. Ia urojmë anëtarimin e tyre në NATO. Por në të njëjtën kohë zotohemi se çdo çështje do të zgjidhet në mënyrë më të duhur përmes sovranitetin të vendeve tona përkatës”, ka thënë ai në n ë konferencën e NATO-s me temën “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë” që po mbahet në Prishtinë.

Veseli u shpreh se raportet me Malin e Zi nuk do të lejohen në asnjë mënyrë të prishen, shkruan Indeksonline

“Ia urojmë anëtarimin e tyre në NATO. Por në të njëjtën kohë zotohemi se cdo çështje do të zgjidhet në mënyrë më të duhur përmes sovranitetin të vendeve tona përkatës”, ka thënë ai.