fbpx

Veseli: Disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta e shumë gra

  22 Nov 2017

Duke folur për ‘Vetting’-un në Polici, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta e shumë gra.

Ai ka thënë se të njëjtit bëjnë edhe pushime të shtrenjta.

“Disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta, shumë gra e shumë pushime…. Me rrogë 700 euro nuk mund ta kesh veturën e 80 mijë eurove”, ka thënë Veseli, në emisionin ‘Betimi për Drejtësi’.

 

Ai nuk ka përmendur emra konkret, por gishtin e ka drejtuar kah pjesë të caktuara të Policisë së Kosovës, sidomos, pjesës që merret me hetimin e krimeve ekonomike.