fbpx

Veprimi i çuditshëm i Shpend Ahmetit kur në mbledhje thirrej emri i Albin Kurtit (Foto)

  17 Dec 2017

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, sa herë përmendej emri i Albin Kurtit gjithë pjesëmarrësit nuk i ndalnin duartrokitjet.
Kurti nga burgu bëri thirrje për bashkim, dhe duke aluduar në Molliqajn tha se “askush në VV nuk është i pazëvendësueshëm”

Pas leximit të letrës së Kurtit nga Arben Vitia, e gjithë salla njëzëri brohoriste emrin e liderit shpirtëror të kësaj partie, shkruan lajmi.net

Por njejtë nuk bëri edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Me disa shikime të çuditshme ai u kthye kah masa e cila me zë të lartë thërriste emrin e Albin Kurtit.

Ndryshe në këtë mbledhje munguan Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina e Dukagjin Gorani.

Shikoni pamjet