Vendim i rëndësishëm merret nesër për zgjedhjet në Istog

Paneli zgjedhor i PZAP-it nesër do të nis hetimin lidhur ankesat e LDK-së për parregullsi në komunën e Istogut, ku 1394 vota të diasporës mori Gani Dreshaj nga AAK qe e nxoren atë fitues në këtë komunë

Këtë e ka bërë të ditur, Mul Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it, i cili për Indeksonline tha se deri të hënën do të dilet me vendim për këtë komunë, si dhe Kllokotin.

“Ankesat lidhur me komunën e Istogut janë në shqyrtim e sipër. Nesër në ora 10 paneli do të bëjë një hetim në qendrën e numërimit të votave lidhur me ato parregullsi që po pretendohen lidhur me Istog si dhe me Kllokot. Të hënën dikur paradite del vendimi” ka thënë shkurt Desku.

 

Kujtojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë ankesë duke mos pranuar rezultatin e numërimit të votave me kusht dhe postë, ku Gani Dreshaj nga AAK doli më me se shumti vota.