Vëllëzërit Ramadani bashkë me shokë, “gjunjëzuan” rusët, nuk lejuan që Presidenti Hashim Thaçi të binte në duar të tyre

  10 Dec 2017

Ishte situatë tejet e nxehur, besa ishte përmendur tash vonë se ajo kohë ishte aq e ndjeshme sa që mund të fillonte Lufta e Tretë Botërore, pikërishtë në Kosovë.

Më 12 qershor disa dhjetëra automjete ushtarake ruse do të arrijnë edhe në Prishtinë. Ndërsa hyrja e ushtarëve rusë në Kosovë u festua nga serbët me të shtëna armësh.

Për të fuqizuar prezencën ruse në Kosovë më 17 Qershor vije edhe Putini, banorët shqiptarë të tmerruar se si para dyerëve të tyre po ju shfaqeshin trupat ruse bashkë me Putinin.

Njësitet ruse të dislokuara në pjesë të caktuara të Kosovës kishin marrë urdhër për arrestimin e Hashim Thaçit.

Me të marrë lajmin udhëheqësit e tashmë TMK-së, kishin kërkuar që Vëllëzërit Ramadani ta shoqëronin udhëheqësin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.

Ashtu edhe ndodh, eskorta e Thaçit ndalohet nga patrolla e ushtrisë ruse. Nga vetura del me vrullë Arsim Ramadani, ish-pjestar i njësitit special të UÇK-së, “Tigrat e Zi”. Nxjerr revolen dhe fton me ironizëm ushtarët rus të tentojnë ta arrestojnë Hashim Thaçin. Besa pati edhe konfrontime fizike, gjatë gjithë kohës Arsim Ramadani tallej me ushtarët rusë. Ai asesi nuk bindej që ta lëshonin drejtorin e UÇK-së, Hashim Thaçi.

Kjo bëri që ushtarët rusë të zbrapseshin, e gjithë euforia e tyre u shua kur ish-njësiti special “Tigrat e Zi” nga Drenica, sidomos siç shihet edhe në fotografi, Arsim Ramadani, asesi nuk lejoi që tashmë Presidenti Thaçi të binte në duar të rusëve.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.