Vellaznimi eshte shembull, ja sa para ka fituar ne dy ndeshjet e para

  23 Sep 2017

Vëllaznimi i Gjakovës në këtë edicion u rikthyer në elitën e futbollit kosovar duke i dhënë cilësi, lojëra të mira dhe hijeshi të madhe Vala Superligës së Kosovës.

 

Mirëpo, përkundër këtij fakti, skuadra është përballur edhe me krizë financiare që u ‘përkthye’ me bojkot të dy-fitore të futbollistëve për shkak të vonesës së pagave.

Përkundër të gjithave, Vëllaznimin nuk e ka lënë anash tifozët e flaktë ‘Kuqezinjtë e Jakovës’ dhe qytetarët e Gjakovës të cilët kanë shkruar në numër të madh në ndeshjet që janë zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

 

GazetaOlle mëson se në dy ndeshjet e fundit si vendas, ndaj Vllaznisë së Pozheranit dhe Feronikelit, vetëm nga shitja e biletave, klubi ka arkëtuar mbi 10 mijë euro.

Vëllaznimi drejtohet nga trajneri i mirënjohur kosovar Ismet Munishi i cili në këtë drejtim ka punuar shumë duke bërë thirrje për shkuarje sa më të madhe në stadium. Madje, para ndeshjes me Feronikelin tha se nëse nuk bëhen 6 mijë shikues, ai do të jap dorëheqje.

 

Vëllaznimi në pesë ndeshjet e para në elitë ka tubuara tetë pikë.