VËLLAI I NUREDIN LUSHTAKUT MBYTI VAJZËN 15 VJEÇARE

  16 Dec 2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së premte në rrugën Skenderaj-Mitrovicë.

Nxënësja 15 vjeçare Qëndresa Syla, është goditur për vdekje nga një veturë e cila po qarkullonte në rrugën Skenderaj – Drenas, e që ishte duke vozitur Faton Lushtaku, vëllai i Nuredin Lushtakut.

E mes shiut dhe lotëve, e ndjera është varrosur sot në fshatin e saj Terrnafc të Skenderajit, ndërsa familja Syla i ka fal gjakun familjës Lushtaku.

Akti i shtrirjes së dorës, ka ndodhur sot gjatë varrimit ku shumë qytetarë kishin shkuar për t’i dhën lamtumirën e fundit 15 vjeçares, e në mesin e tyre ishte edhe kryetari Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.