fbpx
Vëllai i Ahmet Krasniqit flet për herë të parë për akuzat e Gecit drejtuar Thaçit

Vëllai i Ahmet Krasniqit flet për herë të parë për akuzat e Gecit drejtuar Thaçit

  12 May 2019

Krasniqi nuk e sheh të pamundur deklaratën e Gecit.
Behxhet Krasniqi, vëllai i kolonel Ahmet Krasniqit, në një intervistë për “Bota sot” ka folur edhe për deklaratën publike të Gani Gecit, i cili e akuzon presidentin Thaçi si urdhërdhënës të vra.sjes së Ahmet Krasniqit. Geci këto deklarata i bëri në ditën kur eshtrat e kolonelit u kthyen në atdhe.

Behxhet Krasniqi thotë se Geci i ka informacionet e veta lidhur me këtë dhe beson shumë se ai do të kontribuoj në zbardhjen e vras.jes së vëllait të tij.

“Si duket, Gani Geci i ka informacionet e veta. Dhe unë besoj shumë qe ai do të jetë kontribuues në zbardhjen e rastit të vëllait tim”, ka deklaruar ai.

Krasniqi nuk e sheh të pamundur deklaratën e Gecit.

“Pra, nuk e marr si të pa mundur atë qe ka deklaruar Gani Geci”, është shprehur shkurt vëllai i kolonelit.