Gazetari Vehbi Kajtazi i ftuar në Rubikon për të diskutuar lidhur me medien, hulumtimin, prioritetin dhe pushtetin, ka folur edhe për kërcënimet që iu janë drejtuar atij pasi që ka publikuar artikuj të ndryshëm hulumtues, shkruan Gazeta Blic.
Kajtazi tha se nga të gjitha kërcënimet e ndryshme që ka marrë më së shumti kanë qenë nga Lëvizja Vetëvendosje, sidomos pas vdekjes së aktivistit të tyre, Astrit Deharit.
”Linçimet, kërcënimet nga Vetëvendosje janë më të shumta se secili subjekt”, tha Kajtazi.
Sipas Kajtazit është shqetësuese gjuha e urrejtjes në mediat tona.
”Gjuha e urrejtjes është tu u mbjellë”, shtoi ai.
Ndryshe, ditë më parë në njerën nga kafiteritë e Prishtinës, Kajtazi është sulmuar nga Fitim Thaqi. Ai ka deklaruar në polici se kjo ka ardhur pasi që ai në portalin e tij Insajderi ka publikuar disa shkrime për Milaim Zekën.