Vdes ish-deputeti i LDK-se(FOTO)

  20 Dec 2017

Ka ndërruar jetë deputeti i periudhës së parë legjislative të Kuvendit të Kosovës, Gani Prekopuca.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i tashëm i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, pjesë e të cilës parti ishte edhe vetë Prekopuca, shkruan gazetametro.net.

‘Ndahet nga jeta ish deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe ish kryetari deges se LDK-se ne Fushe Kosove, Gani Prekopuca. Ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmve të tij. U preftë në paqe ky burrë i urtë e punëtorë, me sjellje tipike sipas filozofisë rugoviane’, ka thënë Avdullah Hoti.

Ndryshe, Prekopuca ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së në periudhën legjislative 2001-2004. Ai ishte edhe kryetar i Degës së LDK’së në Fushë Kosovë

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.