fbpx

Vdes Florenci, shkodrani që u masakrua në burg në Francë

  22 Dec 2017

Ka ndërruar jetë 23-vjeçari nga Shkodra, Florenc Beqiraj, i cili u masakrua para disa ditësh në një burg në Marsejë.

I riu mbahej në jetë përmes aparaturave, ndërsa ditën e sotme mësohet se ai ka pushuar së jetuari.

Florenci, ishte arrestuar nga autoritetet vendase në Marsejë në mungesë të dokumentacionit për leje qëndrim, shkruan express.Familjarët dyshojnë se djalin e vetëm të tyre kanë tentuar ta mbysin me litar, ndërsa autoritetet përgjegjëse ende i qëndrojnë versionit se i riu ka tentuar të vetëvritet duke u varur në litar