Vdes aktivistja e Vetëvendosjes!

  26 Dec 2017

Asambleistja e Vetëvendosjes në Gjakovë, Mimoza Shala përmes rrjetit të saj social “Facebook”, ka treguar se ka vdekur aktivistja e VV-së, Valbona Zhubi, raporton Gazeta Blic. Shala e ka falënderuar tashmë të ndjerën për kontributin që e ka dhënë.“Do mbetesh në kujtesën tonë si një aktiviste shembull”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Shalës pa ndërhyrje:
U nda nga jeta bashkëaktivistja jonë Valbona Zhubi!Bone;
Faleminderit për këngët!
Faleminderit për fjalë të mira e buzëqeshje!
Faleminderit që ishe me ne çdo aktivitet e protestë, duke kënduar përherë besa edhe duke na ftuar në shtëpi, bukë e pije, biseda e këngë deri në mëngjes!
Do mbetesh në kujtesën tonë si një aktiviste shembull.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.