Vali e befason me një dhuratë Adelina Ismailin (Foto)

Adelina Ismaili po shijon jetën e së qeni nënë.

Por, kjo nuk do të thotë se Ismaili i ka lënë anash fansat, të cilët po i informon kohë pas kohe rreth jetës private.

Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagarm teksa shihet se pret një dhuratë.

“Ai momenti kur babi dhe bebja i bëjnë mamit befasi”, ka shkruar Adelina me këtë rast, por nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.

Kjo ka bërë që ky veprim të merr edhe komente pozitive prej fansave, të cilët kanë pohuar se e ka merituar një dhuratë këngëtarja.

Ndryshe, Adelina është bërë nënë e djalit të quajtur Uliks ndërsa është e martuar me Val Krasniqin.