Vajzat e gratë në UP po kushtëzohen seksualisht nga profesorët, studenti rrëfen shembuj konkret

  08 Nov 2017

Një student i Universitetit të Prishtinës është tejet i shqetësuar me kushtëzimet seksuale që disa prej profesorëve ua bëjnë studenteve (vajza e gra) në këmbim të notave dhe kalimit të provimeve.Liridon Mehmeti, student në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ka rrëfyer për Periskopin edhe shembuj konkret të veprimeve të tilla të profesorëve.Dukuria e kushtëzimeve seksuale në UP është bërë e njohur sidomos viteve të fundit, derisa masat ndaj profesorëve të përfshirë janë të rralla për të mos thënë që nuk ndërmerren kurrë.

Ndërsa, viktimat e profesorëve, që në shumicën e herave janë femra, nuk ankohen askund për padrejtësitë që u shkaktohen, për shkak të stereotipeve të ndryshme kulturore dhe funksionimit të ngathët të sistemit të drejtësisë.Studenti Mehmeti, thotë se ka rrugë të ndryshme se si profesorët kushtëzojnë femrat seksualisht. Sipas tij, disa prej tyre kanë edhe sekserë në mesin e studetënve të cilët negociojnë për ta.“Ka rrugë të ndryshme të cilat shërbejnë për kontaktin e profesorëve me studentet. Nuk nevojitet mund i madh për ta kuptuar se si funksionon struktura brenda fakulteteve te caktuara për kryerjen e punëve të tilla. Disa profesorë kanë të caktuara studente sekserë neper gjenerata të ndryshme, të cilat përcjellin mesazhet e profesorëve te studentet, kështu mundësojnë që ky aktivitet jashtëligjor të funksionojë më lehtë dhe që kontakti direkt të eliminohet. Profesorë tjerë “përtacë” janë më të drejtpërdrejtë, arrijnë të shfrytëzojnë studentet pa ndihmën e seksereve, duke ju propozuar në forma të ndryshme oferta, që nëse ato do të sillen sipas kërkesave të tyre atëherë do kalojnë lehtë nëpër provime”, thotë ai.Mehmeti për Periskopin thotë se gjërat vëshirësohen më shumë kur studentët duhet t’i nënshtrohen provimeve, por thotë se edhe gjatë ligjëratave në mesin e disa profesorëve ka sjellje absurde ndaj studenteve.“Derisa në Universitetin e Prishtinës ka probleme të mëdha si: numri i madh i studentëve, mosmbajtja e ligjëratave e konsultimeve, literatura e nevojshme, mungesa e hapësirave për mësim, e madje edhe mungesa e internetit neper salla, ne ende duhet të merrmi me abuzimet seksuale, duhet diskutojmë pse disa profesorë nuk japin nota kaluese për studente, nëse nuk marrin “diçka” në këmbim të saj. Fjalët e sjellja gjatë ligjëratave, në disa raste janë jashtëzakonisht absurde, mirëpo gjërat vështirësohen edhe më shumë, kur studentet duhet t’i nënshtrohen provimeve apo konsultimeve gjatë vitit akademik e pas provimeve ne kabinete, që i bie të jetë vetëm me profesorin në zyrën e tij, këtu kriteret e vendosura në syllabuset e lëndëve për kalimin e provimeve më nuk vlejnë, ato zëvendësohen me dëshira seksuale momentale apo të paramenduara të profesorëve”, vazhdon ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.