fbpx

Vajza e Naim Tërnavës rehatohet në Qeveri, ky është vendi i ri i punës! (Foto)

  07 Nov 2017

Nuk arriti të bëhet deputete, mirëpo vajza e myftiut Naim Tërnava, Refiqja, është rehatuar në qeverinë e Republikës.

Tërnava nga dje ka nisur punën në ekzekutivin kosovar, respektivisht në njërën prej dikastereve që udhëhiqet nga Aleanca Kosova e Re.

Bëhet fjalë për Ministrin e Punëve të Jashtme, të cilën e drejton Behgjet Pacolli.

Ndryshe, Refiqe Tërnava nuk arriti të fitojë ulëse në Kuvendin e Republikës. Sipas rezultateve të KQZ-së ajo ka fituar gjithsej 3720 vota.