fbpx
Vajza deshi ta heqë shaminë, por ky veprim i saj ka shokuar botën

Vajza deshi ta heqë shaminë, por ky veprim i saj ka shokuar botën

  13 May 2019

Një vajzë 17-vjeçare arabe, e quajtur Lamyaa, kishte marrë një mesazh nga një djalë që i kishte thënë se baba i saj “do ta rrahë” nëse ajo vendosë të heqë shaminë.

Kështu që ajo vendosi t’ia dëshmojë të kundërtën dhe se ai është gabim.

E gjithë kjo filloi kur Lamyaa që jeton në Pensilvani duke debatuar në një “chat” lokal filloi një debat për presidentin Trump dhe pikëpamjet e tij ndaj Islamit.

Dhe një djalosh i kishte thënë: “Boll e mbrojte Islamin, mbylle gojën ti nuk mund ta heqësh shaminë sepse babai i jote do të rrah” shkroi ai.

Ndërsa kjo mori telefonin dhe i shkroi babit: Baba, dua të tregoj diçka?

Babai i tha: Më thuaj

Vajza: Po mendoj ta heq shaminë!

Babai: Zemër ajo nuk është vendimi im dhe nuk është vendim që duhet me e marrë mashkulli. Nëse ndihesh se duhet ta bësh, bëje. Do të mbështes pa marrë parasysh.

Kjo përgjigje është shpërndarë mbi 150 mijë herë në rrjetet sociale dhe është bërë lajm gjithandej.

Vajza më vonë ka treguar se nuk do ta heqë shaminë.

Por kjo tregon edhe njëherë nivelin e islamofobisë që ekziston në botë. Por në krah të kësaj vajzës kanë dalë shumë njerëz anekënd botës.

President Donald Trump speaks during a cabinet meeting at the White House, Wednesday, Jan. 10, 2018, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)