fbpx

Vajza 29-vjeçe masakrohet nga 4 automjete, policia publikon pamjet (Foto)

  15 Dec 2017

Një 29 vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi u godit nga një kamion teksa kalonte rrugën mbi vija të bardha.

Viktima po kalonte rrugën ndërkohë që semafori ishte jeshil për këmbësorët dhe pas përplasjes fillestare nga kamioni është aksidentuar edhe më tepër nga tre mjete të tjera,dy makina dhe një tjetër kamion.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Londër pak ditë më parë.

Dy drejtues të automjeteve janë paraqitur në polici,ndërsa shoferi i kamionit që e aksidentoi fillimisht dhe një tjetër drejtues automjeti janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton oranews. Policia po i kërkon autorët e tjerë nëpërmjet publikimit të pamjeve të aksidentit