Vaj, britma e lot pas asaj që ndodhi në Klinikën e Gjinekologjisë me Valentinën (Video)

  09 Nov 2017

Para 39 viteve në klinikën gjinekologjike në Moldavi, infermieret kishin bërë një gabim padashje, kur dy foshnjat e porsalindura Valentinën dhe Tatjanën, i ndërruan dhe ua dhuruan prindërve të gabuar.

Infermieret i kishin ngatërruar vajzat e porsalindura derisa po i pastronin, kurse gjatë muajve të ardhshëm ato kishin filluar të shfaqin simptoma të çuditshme.

Kishin probleme me ushqim, ndërsa nëna e tyre mendonin se bëhej fjalë për simptomat që çdo foshnje të porsalindur i mundojnë. Por, as në ëndërr nuk kanë munduar ta shohin që foshnjat e tyre në fakt nuk ishin të tyre.

Në ndërkohë thashethemet që qarkullonin arritën në veshët e prindërve të Tatjanës, por nuk i kishin marrë seriozisht deri në vitin 1999. Në po atë vit, ata janë detyruar të zhvendosen në SHBA, kurse një fqinj i tyre që i njihte të dy familjet, ua kishte përmendur historinë e ndërrimit dhe se si vajzat përngjajnë me prindërit e tyre të vërtetë.

Prindërit e Tatjanës asokohe vendosën ta kërkojnë familjen tjetër para se të largoheshin nga Moldavia, por nuk patën sukses. Dhe sa herë që shkonin në Moldavi për vizitë, tentonin ta takojnë familjen për të cilën dyshonin se rrisin vajzën e tyre biologjike.

Por, në gusht të këtij viti kanë zbuluar diçka të madhe kur fqinji ua dha mbiemrin e Valentinës, dhe kështu Tatjana e kërkoi në Facebook.

Dhe pas plot 39 viteve huti, prindërit janë takuare dhe njoftuar me vajzat e tyre biologjike.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.