fbpx

Ushtarët izarealitë nuk i lejojnë të shkojnë në shkollë fëmijët palestinezë, ja si i pengojnë ata (Video/Foto)

  08 Dec 2017

Regjistrimet e filmimeve në territorin e okupuar palestinez Hebron tregojnë se si ushtarët izraelitë në mënyrë rutinore ngacmojnë mësuesit dhe nxënësit. Aktivistët e të drejtave thonë se ajo është pjesë e një politike shtetërore që synon t’i detyrojë palestinezët të largohen nga qyteti.

Incidentet e treguara në video u filmuan në tetor dhe nëntor nga aktivistët e B’Tselem, një grup i të drejtave të njeriut me qendër në Izrael, pranë shkollës fillore Ziad Hamuda Jaber, ku vijojnë mësimin rreth 300 nxënës.