Ushqimi që duhet ta hani çdo ditë, nëse doni të jetoni 100 vjet

Ushqimi që duhet ta hani çdo ditë, nëse doni të jetoni 100 vjet

  29 Apr 2019

Nëse dëshironi të arrini moshën 100 vjeç, ekziston një ushqim që nuk duhet neglizhuar asnjëherë.
Një grua e moshuar, e cila sapo ka mbushur 102 vjeç, tha se çelësi i jetës së saj të shëndetshme e të gjatë është marrja e çokollatës në baza ditore, veçanërisht asaj të zezë.

Eunice Modlin nga Indiana e ShBA-ve, tha se konsumon dy copa çokollate të zezë çdo ditë, e cila sipas saj, është arsyeja kryesore pse ajo arriti të jetonte më gjatë se një shekull, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, disa ekspertë thanë se çokollata nuk është i vetmi faktor i jetëgjatësisë së Modlin.

“Ekzistojnë shumë faktorë të tjerë për jetëgjatësinë e saj. Gjenet, dieta e saj në përgjithësi janë ndoshta arsyet kryesore, “tha nutritionistja Vanessa Rissetto për Daily Mail Online.

Edhe pse çokollata e zezë nuk është përgjegjësja e vetme për jetë të gjatë dhe të shëndetshme, një studim nga Kalifornia zbuloi se çokollata e zezëmund të luftojë plakjen.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.