fbpx

Urime Vetevendosje,ja kur lirohet Albin Kurti!

  19 Dec 2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje që po qëndron në paraburgim prej festës së VV’së për fitoren në Prishtinë, ka gjasa të lirohet nesër.

Kështu të paktën mund të ndodhë nëse gjyqtari vlerëson se masa e paraburgimit nuk është e nevojshme dhe i vendos një masë tjetër, shkruan gazetametro.net.

E kjo gjë mund të ndodhë në seancën e nesërme që do të mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku para trupit gjykues do të dalë Kurti dhe deputetët e tjerë të VV’së për akuzat që lidhen me hedhjen e gazit dhe pengimin e personit zyrtar.

Ani pse nuk ka asgjë të konfirmuar, Kurti ka mundësi që të lirohet nesër nga masa e paraburgimit, pasi pala mbrojtëse edhe në seancën e kaluar kërkoi që t’i hiqet masa e paraburgimit dhe t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak.

Por, Kurti e kishte thyer arrestin shtëpiak para disa ditësh, për çka edhe u arrestua, dhe e cila gjë nesër mund të ndikojë që ai të mos lirohet nga paraburgimi.

Ndryshe, Kurti dhe deputetët e tjerë po akuzohen për hedhje të gazit në seanca të Kuvendit dhe pengim të personit zyrtar në ngjarjet që ndodhën në Kuvend kur kundërshtohej demarkacioni me Malin e Zi.