Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili kishte deklarua para se të bëhej kryeministër se brenda 100 ditëshit të qeverisë së tij do të ketë viza, shkruan Gazeta NewBorn.
Kujtojmë se urimin për viza e kishte dhënë edhe Qeveria e Isa Mustafës dhe kabineti i tij qeveritar i atëhershëm.
‘URIME LIBERALIZMI I VIZAVE!
Kryeministri Haradinaj kishte premtuar liberalizim vizash në afatin tre-mujor të qeverisjes së tij…sot skadoi ky afati, prandaj qytetarë të nderuar urime e gëzuar liberalizimi i vizave!’, ka shkruar Gecaj.