Universiteti i Prishtines ne flakë!

  06 Oct 2017

Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore Tahir Arbneshi ka thënë se dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e mbeturinave.

“Ne konsiderojmë se ky dëm është shkaktuar nga djegia e mbeturinave”, ka thënë ai.

Ndërsa në vendin e ngjarjes është paraqitur edhe ministri i MASHT-it, Shyqyri Bytyqi i cili tha se akoma nuk dijet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por dëme brenda objektit nuk ka përveç në anën e jashtme.