‘Unë dhe i dashuri im’…Enca na prezanton partnerin në mënyrën më të çuditshme

Enca Haxhia më e dashuruar se kurrë më parë.

Ajo përflitet pafund për suksesin e saj në muzikë, format trupore jashtë ‘standartit’, mashtrimet me photoshop, konsumimin e kanabisit, jetën e shfrenuar dhe faktin pse nuk ka të dashur.

Të gjithë janë pafund kuriozë ta shohin Encën krah një mashkulli. I vetmi që është përfolur për një lidhej dashurie me të është reperi Noizy.

Fjalët nuk u pohuan dhe e gjithë historia u mbyll kur të dy nuk mbetën më as bashkëpuntorë në muzikë.

Enca na ka ngatëruar para pak kohësh me publikimin e ambjenteve plot trëndafila dhe fytyrën e sfumuar të një mashkulli.

Para pak orësh ajo ka hedhur në Snapchatin e saj foton e një pije, brenda së cilës qëndrojnë afër dy pipza afër njëri-tjetrit.

‘Jam unë dhe i dashuri im’ ka shkruar Enca në foton e publikuar.

Pavarësisht kësaj mbetet e pa qartë nëse në jetën e Encës është dikush që i ka rrëmbyer zemrën.