Në redaksinë e gazetës Lajm ka arritur një komunikatë, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me seli në Shkup.
Në këtë Komunikatë me numër 6, dënohet vendimi i Gjykatës për dënimet e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, kurse nga shqiptarët kërkohet që të lëshojnë të gjitha institucionet shtetërore ku janë të punësuar.
Aty u jepet ultimatum prej 72 orëve i cili ka filluar sot, kurse do të përfundojë të mërkurën. Komunikatën e plotë mund ta lexoni në fotografinë më poshtë: