U tha se është me Noizyn në Tajlandë, Tayna sqaron gjithë lëmshin!

U tha se është me Noizyn në Tajlandë, Tayna sqaron gjithë lëmshin!

  15 Mar 2019

Ditën e sotme në media u përfol se Tayna dhe Noizy janë në pushime në Tajlandë së bashku, e krejt kjo nga fotografitë që dyshja publikonte në rrjete sociale, shkruan GazetaBlic.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe tani ka reaguar Tayna përmes një fotografie të publikuar, duke sqaruar gjithçka!

Në fotografinë e publikuar ajo shihet me prindërit e saj, ku dhe shkruan “Me prindat <3″.

Tayna ditën e djeshme u komentua edhe për projektin e saj të ri “Kce”, ku pjesë të këngës e bëri dhe të famshmin e shprehjes “A ban me fol”, ku në fillim u tha se ishte takuar me djalin në fjalë dhe kishte marrë lejen për ta përdorur, por në fund nga shoku i tij rezultoi krejtësisht e kundërta!/GazetaBlic

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.