U shpenzuan shumë para/ Ja si dështoi plani i Serbisë me Grenellin/ Kjo është një fitore për Kosovën!

U shpenzuan shumë para/ Ja si dështoi plani i Serbisë me Grenellin/ Kjo është një fitore për Kosovën!

  18 Aug 2022

“Richard Grenell nuhati me kohë, se Kurti është ndryshe nga Thaçi, me shokë”
Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi vazhdon të jetë një ‘krah’ mbështetës për Serbinë.

Ai në vazhdimësi, me deklaratat dhe veprimet e tij ka vërtetuar se fuqishëm përkrah shtetin serb, madje edhe lobon për politikat e tij.

Ndërsa, qasja ndaj Kosovës dhe kryeministrit Kurti vazhdon të jetë e ashpër.

Ditë më parë, Richard Grenell ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbinë.

Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

Ngjashëm si Grenelli, qasjen e kishte edhe opozita në Kosovë ndaj vendimit të Qeverisë Kurti.

Ata nuk hezituan ta kritikojnë qeverinë, ndonëse nëj vendim i tillë ishte në koordinim me aletatët ndërkombëtarë, SHBA-të.

Dhe, si pasojë e kësaj sot pritet të mbahet një takim shumë i rëndësishëm mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli për lobimin e Grenellit kundër Kosovës dhe bashkëpunimin e tij me Serbinë, ku synim kishte ndarjen e shtetit tonë.

Ai u shpreh se misioni i Grenellit dështoi, kur Specialja arrestoi Hashim Thaçin.

“Ku ka zë, nuk është pa gjë”, – thonë vëllezërit tanë jugorë, të Shqipërisë londineze. Pagesa e lobimit, është një praktikë e nohur ndërkombëtare. Është përfolur për angazhimin këshillues të Richard Grenell, për Beogradin, pikërisht, në raportet dialoguese Kosovë-Serbi. Pagesa mujore është llogaritur në 6-shifrore. Ky është një shërbim jashtë postit diplomatik.

Siç duket Grenell i premtoi shumë Beogradit, më sakt, “i bëri llogaritë pa hanxhinë”! E, ndoshta, ishte afër realizimit të misionit, ndarjen e Kosovës, në favor të Serbisë. Por, arrestimi i kryeprotagonistit Hashim Thaçi, në vend të zhbërjes të Gjykatës Speciale, zhbëri planin e ndarjes së Kosovës. Dhe, kjo ishte fitore e madhe e Kosovës”, deklaroi publicisti.

Megjithatë, Zeqiraj kritikoi ashpër Grenellin për thirrjet e tij për lirimin e ish-presidentit Thaçi, ku e cilësoi një gjë të tillë si shumë qesharake.

Nisur nga kjo, ai tha se vetëm për faktin se Kurti është ndryshe nga të tjerët, Grenell sulmon në vazhdimësi kryeministrin tonë.

“Por, Grenell nuk dorëzohet: “Ktheni Thaçin në Kosovë”,-çirret ai pacipshëm, duke e zbuluar vetën, si agjent i paguar i Beogradit zyrtar. Qesharake dhe paradoksale. Ai nuk merakoset për shumë qindra viktima shqiptare, të listuara dhe të ekzekutuara ngeshëm, nga “brigadat e kuqe”, të disa komandantëve shqip-folës, gjithnjë, në emër të UÇK-së, më qëllim që t`i hapnin rrugën pushtetit të tyre të përgjakur.

Richard Grenell nuhati me kohë, se Kurti është ndryshe nga Thaçi, me shokë. Ai nuk ka vjedhur dhe as nuk ka vrarë. Është i pa shantazhueshëm, rrjedhimisht, i pafrikësueshëm nga askush. Nuk ka as detyrime karshi Shërbimeve Informative të huaja. Dhe, nuk bënë kompromise të dhimbshme në dëm të Kosovës. Andaj, Grenell, duke qenë në krye të misionit zyrtar në Kosovë, anashkaloi, qëllimshëm, Albinin kryeministër. Ai donte partnner “aminxhi”, të bindur dhe aprovues të gjithëfarë pazarësh të tij”, theksoi ai.

Në vazhdim, publicisti citoi një deklaratë të Grenellit, ku e quante Kurtin anti-amerikan, e që sipas tij një akuzë e tillë ishte e pabazë.

Përgjithësisht, vlerësoi se sulmet e ish-diplomatit amerikan ndaj kryeministrit Kurti janë absurde, të mbështjella me urrejtje.

“Grenell është unik në sulmet verbale e shkrimore, deri në absurd, karshi një kryeministri fitues plebishitar i zgjedhjeve, i vlerësuar si kryeministër i shpresës dhe progresit. Por, urrejtja patologjike për Kurtin, ka errësuar logjikën, arsyen e Grenellit:

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.