fbpx

‘U shkarkova se thashë Republika e Kosovës”

  05 Dec 2017

Egzistojnë dy rrëfime krejtësisht të kundërta për shkarkimin e tashmë ish-zëvendësministrit, Fatir Berzati. Versioni i parë, i ish-zëvendësministrit lëshon akuza që rëndojnë mbi kryetarin e partisë gorane (JGP), Adem Hodza dhe Listën Serbe, ndërkaq versioni i dytë, ka akuza për ish-zëvendësministrin, Fatir Berzati.
Sipas,ish-zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, gjithçka kishte nisur me datën 10 tetor. Sipas tij ka mjaftuar një fjalë në mbledhjen e Qeverisë që ai të shkarkohet. Sipas tij ai ishte shkarkuar me urdhrin e kryetarit të partisë, Adem Hodza, ani pse arsyetimi i këshilltarit të kryeministrit, Avni Arifajt ka qenë kërkesa e Listës Serbe.Ndërkaq sipas Hoxhës, arsyeja e shkarkimit kishe qenë kërkesa nga qytetarët për shkarkim dhe për shkak të sjelljeve të tij si zëvendësministër, duke mohuar akuzat se shkarkimi i tij lidhjet me shqiptimin e frazës “Republikë e Kosovës”.

“U shkarkova se thashë Republika e Kosovës” – Versioni i parëSipas Berzatit, shqiptimi i tij në mbledhjen e Qeverisë, “Republika e Kosovës”, kishte qenë zanafilla e shkarkimit të tij nga posti i zëvendësministrit. Ai thotë se që nga kjo ngjarje kanë filluar mesazhet kërcënuese dhe madje sipas tij edhe sulmet fizike.“Jam shkarkuar nuk e di për cilën arsyeje, nuk ma kanë treguar asnjë arsyeje por kur kam fol me Avni Arifajn, këshilltarin e kryeministrit, më ka thënë nuk ka nevojë me u taku me ty, Lista Serbe ka kërkuar me të tërheq dhe kryeministri të ka tërhequr, këto fjalë Arifiaj mi ka thënë në mënyrë të vrazhdë”, citon Berzati për Insajderin.Sipas Berzatit, problemi kishte qenë tek shqiptimi i frazës, Republika e Kosovës. Dhe se sipas tij i është kërkuar të thuhet ose vetëm Kosova ose Kosova Metohija.“Incidenti i parë ka qenë më 13 tetor në mbledhjen e qeverisë dhe atë ditë unë kam lexuar në gjuhën shqipe disa herë Republika e Kosovës; ka dalë në media, në Interaktiv Opps. Deputeti [Adem Hodza v.j] kur e ka parë më ka thënë: ‘shiko se çka ke bë, e ke lexuar Republika e Kosovës në zë. Ti duhesh ose vetëm Kosova ose Kosova Metohija.

Ti nuk ki nevojë me thanë Republika’. Prej asaj dite kanë nisur kërcënimet, çdo ditë më shumë e më shumë”, ka thënë ai.Ai thotë se për këtë atij i është kërkuar të shkojë në Serbi që të bëjë betimin se do të punojë çfarëdo që i thotë Beogradit.“Pas disa udhëtimeve që kam pasur ku jam takuar me shumë biznesmen të fuqishëm evropian, kanë filluar përsëri mesazhet, që unë duhet me jap betimin në Zyrën e Serbisë për Kosovë, që kam me vepruar ashtu siç thotë Serbia”, ka deklaruar ai për Insajderin.Ai ka rrëfyer edhe për mbledhjen e fundit të partisë ku sipas tij, Hodza e ka sulmuar fizikisht atë, duke e kërcënuar me jetë.“Në javën e kaluar të dielën ka pas një takim në parti dhe unë e kom ditë që nuk është gjendja e mirë dhe e kam incizuar atë takim. Ideja e kësaj mbledhje ka qenë rezultati i zgjedhjeve lokale.

Adem Hodza në këtë mbledhje më ka sulmuar fizikisht për shkak se ai ka thënë: ‘Duhesh me e ditë ku e ki vendin ti dhe se nuk jam i kënaqur aspak me punën tënde’, duke më kërcënuar dhe ofenduar. ‘Keni me pa ju qysh është fundi i juaji dhe i vëllait tënd, kam me ju zhdukë’, duke thënë se ju do të jeni shembull edhe për të tjerët”, citonte Berzati, kërcënimin e deputetit Hodza.Madje Berzati ka kërkuar nga “kryeministri t’i heqë disa persona nga politika që e keqpërdorin pozitën dhe mos me i dëgjua ata”. Duke shtuar se është i frikësuar për sigurinë e tij dhe të familjes.Hodza mohon akuzat – versioni i dytëSipas Adem Hoxhës, i cili mban postin e kryetarit të partisë (JGP), kërkesa për shkarkimin e tij ka ardhur nga partia. Ai thotë se Berzati nuk kishte shfrytëzuar mundësinë për të punuar për vendin.“Ne ia kemi dhënë një mundësi që të punojë për popull por ai ka dështuar. Kemi pasur shumë ankesa nga populli për punën e tij dhe në një formë kemi qenë të detyruar të marrim hapa konkretë ndaj tij”, ka thënë Hodza për Insajderin.Hodza ka mohuar akuzat se shkarkimi i tij erdhi pasi ai kishte përdorur frazën “Republika e Kosovës”.

“Nuk ka lidhje ky rast me shkarkimin e tij sepse kjo ka ndodhur para dy muajve dhe askush nuk i ka bërë ankesë as asgjë për atë fjali”, ka thënë ai.Hodza ka mohuar akuzat se ka pasur një përleshje mes tij dhe Berzatit. Ai ka thënë se në atë mbledhje është përjashtuar nga partia për shkak të mos sjelljeve profesionale.“Kolektivi i partisë ka qenë atu dhe nuk ka pasur asnjë përleshje, të gjitha anëtarët e partisë e kanë votuar për përjashtimin e tij nga partia, për shkak të sjelljeve të tij dhe mos profesionalizmit në postin e zëvendësministrit”, ka thënë HodzaHodza ka mohuar edhe akuzat se zëvendësministër është emëruar baxhanaku i tij.“Në vendin e tij është futur një njeri profesional dhe nuk është e vërtetë se e ka të afërm. Kjo ka qenë kërkesë e partisë për shkarkimin e tij”, ka përfunduar Hodza.Qeveria largon përgjegjësinë nga vetja – versioni i tretëPor si erdhi deri tek shkarkimi i zëvendësministrit, Fatir Berzati. Këshilltari i kryeministrit, Haradinaj, Avni Arifi, ka treguar për Insajderin arsyen e shkarkimit të zëvendësministrit.

Por që fjalët e Arifit bien ndesh me ato të Adem Hodzës.Ai ka thënë se Berzati ishte emëruar zëvendësministër me kërkesën e Listës Serbe dhe me të njëjtën është shkarkuar nga pozita.“Fillimisht Lista Serbe e ka propozuar për zëvendësministër dhe më pastaj për shkaqe që nuk dihen ka kërkuar prapë Lista Serbe që ta zëvendësoi atë dhe ta emëroi dikë tjetër. Ai vazhdon të thotë disa ide se jo për shkak që se e ka lexuar Republika e Kosovës, apo diçka tjetër por ato janë ide të tij sepse kjo ka ndodhur për shkak të keqkuptimeve të tij me partinë”, ka deklaruar Arifi.Ndërkaq, Arifi akuzat e Berzatit për emërimin e të afërmit të Adem Hodza për zëvendësministër, ka thënë se nuk i takojnë atij t’i komentojë.“Sa i takon zëvendësministrit të ri dhe që e ka të afërt deputeti Hodza unë nuk mund t’i komentojë ato sepse nuk më takojnë mua”, ka thënë Arifi.