U raportua se ka qenë i akuzuar për korrupsion, PDK-ja largon Kabil Hajdarin nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Viti

U raportua se ka qenë i akuzuar për korrupsion, PDK-ja largon Kabil Hajdarin nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Viti

  18 Sep 2019

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i verifikojë të gjithë anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore, të cilët do t’i zbatojnë aktivitetet zgjedhore në nivelet lokale të pushteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Si subjekti më i madh politik në vend, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur një standard të ri etik, që asnjë zyrtar i saj me aktakuzë të konfirmuar për korrupsion, nepotizëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që ta ruaj këtë standard dhe i falënderon të gjithë qytetarët dhe mjetet e informimit për kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.