U masakrua në burgun e Marsejës, ja kush është shqiptari që ndodhet në vdekje klinike

  19 Dec 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Francë, ku një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Florenc Beqiri nga Shkodra, është masakruar barbarisht në burg.
Ai ishte ndaluar para një muaji në Francë, ndërsa pasi është gjetur në gjendje të rëndë, është transportuar për në spital ku ndodhet në vdekje klinike.
Familjarët e 23-vjeçarit janë të bindur se ai është masakruar në burgun e Marsejës, pasi vetë i riu i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej nga shokët e qelisë.
Vetëm dy ditë më vonë i riu do të kthehej në Shqipëri, ndërsa në pamjet e dërguara nga emigrantët e tjerë, në fytin e tij duket shenja se është mbytur. Por kush është shqiptari që shokët e qelisë e donin të vdekur?
Florenc Beqiraj është i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj. Ai kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil. Sipas Press Independent Florenci kishte filluar punë si kamarier në një lokal në Marseille

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.