Robinjo u dënua muajin e kaluar nga gjykata e Milanos për përdhunimin e vajzës me orgjinë shqiptare së bashku me pesë persona të tjerë në kohën kur luante me Milanin.
Çështja është apeluar nga avokati i brazilianit, ndërsa ai vetë nuk është burgosur pasi ndodhet në Brazil. Ky shtet nuk e lejon ekstradimin e shtetasve të tij dhe ndalimi i Robinjos mund të bëhet vetëm nëse ai largohet prej vendit.
Por pavarësisht dënimit që ka marrë, Robinjo vazhdon të luajë futboll me ekipin e Atletiko Mineiros. Kontrata e tij me klubin mbaron në fund të këtij muaji dhe menaxheri i lojtarit ka bërë të ditur që Robinjo do të vazhdojë të luajë futboll dhe është në kërkim të një ekipi të ri.
Theme : Good News Lite