Tyson Fury e kërcënon Joshuan

  12 Dec 2017

Tyson Fury ka marrë dritën e gjelbër për rikthim në boks pasi i ka kaluar dënimi prej dy vjetësh për doping.

Ish-kampioni i peshave të rënda ka qenë jashtë ringut prejse ia mori titujt Wladimir Klitschkos në nëntor të vitit 2015. Shtatë muaj pas fitores së famshme, ai u ngarkua me akuza për përdorim të substancave të palejuara.

Pas skadimit të ndalimit, i ashtuquajturi “Gypsy King” ka thënë të ketë kaluar tmerrin e dy vjetëve pa boks dhe menjëherë i ka kërkuar duel kampionit të tanishëm të peshave të rënda, Anthony Joshua.

“Anthony Joshua ku je djalosh? Po vij për ty, askush nuk mund të më bllokojë rrugën tani”, ka shkruar Fury në Twitter pas aprovimit për rikthim në ring.

Joshua është kampion i botës në tri kategori të peshave të rënda IBF, WBA dhe IBO.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.