fbpx
Tubi, përmes të cilit thithet mpiksja e gjakut, shpresë për ata që pësojnë sulm në tru

Tubi, përmes të cilit thithet mpiksja e gjakut, shpresë për ata që pësojnë sulm në tru

  12 May 2019

Një pajisje, e cila largon mpiksjet e gjakut në tru do të mund të shpëtonte me mijëra jetë të pacientëve, të cilët rrezikohen nga vdekja si pasojë e pikës në tru. Mpiksjet e gjakut në tru janë shkasi kryesor i pikës në tru.

Kjo ndodh kur gjaku furnizues ndahet nëpër tru dhe nevojitet të hiqet sa më shpejt, që është e mundur për pjesë, ta bëjë rivendosjen e furnizimit të qelizave me oksigjen për të parandaluar dëmet e mëtutjeshme. Zakonisht janë përdorur ilaçe intravenoze për ta thyer bllokadën.

Tashmë rreth 20 spitale në Mbretërinë e Bashkuar janë duke aplikuar procedurën e re, e njohur si ‘trombektomia intra-arteriale’, së cilës i nevojiten vetëm 12 minuta. Një tub vendoset brenda arteries, për të udhëtuar më pas në tru, për ta thithur mpiksjen. Tashmë ka shpëtuar disa pacientë, për shembull Stephen Williamson, 60-vjeçar, i cili kishte pësuar një sulm masiv në tru para dy muajsh.

Tek ai ishin zbuluar dy mpiksje të gjakut, të cilat po bllokonin trurin e tij për të mos marrë oksigjen. ‘Shpëtimi dhe shërimi i tij ishin shumë dramatike’, thotë Dr. Norman McConachie, radiolog në ‘Queen’s Medical Centre’, në Notinghem, i cili po ashtu shton se kurrë në jetën e tij nuk kishte parë një shërim kaq të shpejtë të sulmit në tru si ky.

(Kosova Sot Online)