fbpx

Tsmoki-Prishtina , ky eshte rezultati perfundimtar

  21 Sep 2017

Prishtina ka pësuar humbje edhe si mysafirë ndaj Tsmoki Minsk me rezultat 89:74 dhe është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Prishtina në pjesën e parë ishte kundërshtare e denjë për skuadrën bjelloruse, por në pjesën e dytë pësoi rënie.

Berisha, Cole dhe Rugova kishin paraqitje të mirë në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë kishte shumë gabime në gjuajtje çka i mundësoi vendasve që distancohen në rezultat.

Prishtina në këto dy ndeshje luajti me shuam lojtarë të huajë dhe niveli i shumicës prej tyre nuk ishte i duhur për këtë nivel .