fbpx

Trump ‘thyen’ ëndrrën e shumë shqiptarëve me këtë vendim

  01 Nov 2017

Presidenti i Amerikës, Donald Trump do të thyej ëndrrën e shumë shqiptarëve dhe njerëzve nga mbarë bota me vendimin e fundit. Trump ka kërkuar që të mbyllet menjëherë programi i Lotarisë Amerikane.

“Terroristi erdhi në vendin tonë përmes asaj që quhet “Programi i Lotarisë së Vizave të Diversitetit. Kjo duhet të bëhet tani në bazë të meritokracisë” shkruan Trump në Twitter.

Ky program ndër vite kishte bërë që shumë shqiptarë të ëndërrojnë shkuarjen me llotari në Amerikë, ndërsa shumë nga ta edhe janë atje nga fati që i kishte përcjellur përmes Llotarisë Amerikane.