fbpx
Trump merr një vendim të mirë për Kosovën

Trump merr një vendim të mirë për Kosovën

  15 May 2019

Trump ka emëruar Philip Reeker – emisar për Ballkanin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka emëruar Philip Reeker – emisar për Ballkanin.

Lajmin e ka bërë të ditur publicisti Xhevat Rexhaj në një postim në Facebook, ku ka ndarë lajmin e publikuar nga mediat greke, përcjell Bota sot.

Sipas Rexhajt, Reeker me dekada ishte i përfshirë në çështjen e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Rexhaj e ka quajtur emërimin e tij, si lajm të mirë edhe për Kosovën.

Sipas raporteve, diplomati i karrierës Philip Reeker do të zëvendësojë Wess Mitchell-in si kreu i Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, duke filluar nga 18 marsi.

Reeker shërbeu si ambasador i SHBA-ve në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë nga viti 2008 deri në vitin 2011 dhe zëvendës ndihmës sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike nga viti 2011 në 2013.

Postimi i plotë i Rexhajt:

Një e mirë edhe për Kosovën.

Presidenti amerikan D. Trump ka emëruar z. Philip Reeker emisar për Ballkanin. Z. Reeker ishte me dekada i përfshirë edhe për Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe është njohës i mirë i problemit Ballkanik./BS

President Donald Trump speaks during a cabinet meeting at the White House, Wednesday, Jan. 10, 2018, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)