Trump befason botën, merr vendimin e papritur

Trump befason botën, merr vendimin e papritur

  22 Mar 2019

Presidenti Trump, ka njoftuar se ai i ka hequr sanksionet mbi Korenë Veriore, menjëherë pasi Departamenti i Thesarit të Shtetit i vendosi ato, transmeton Gazeta Express.

“U njoftova sot se Departamenti i Thesarit të SHBA-së ka vendosur sanksione shtesë, nga ato që tashmë ekzistojnë mbi Koren Veriore. Unë kam urdhëruar që të tërhiqen këto sanksione shtesë” shkroi Trump në Twitter.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit u vendosën ndaj një kompanie të anijeve kineze, që bëjnë biznes me Korenë Veriore. Këto sanksione sollën reagimin e qeverive në Kinë dhe Kore Veriore.

Kur Sekretarja për Media, nga Shtëpia e Bardhë u pyet rreth deklarimit të Presidentit në Twitter, Sarah Sanders tha: Presidentit Trump i pëlqen Kim Jongu dhe nuk mendon se sanksione tjera janë të nevojshme”

Ky veprim i pazakonshëm I Presidentit vjen pas samitit që u mbajt në Vietnam, ku u takuan Presidenti Amerikan dhe Kryetari Koreano-Verior. Në këtë takim Kim Jong-Un kishte kërkuar që të hiqen të gjitha sanksionet, gjithsesi Trump e kishte refuzuar një kërkesë të tillë

President Donald Trump speaks during a cabinet meeting at the White House, Wednesday, Jan. 10, 2018, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.