Tronditet Milaim Zeka, shteti merr këtë vendim kundër tij

  09 Oct 2017

Prokuroria ka filluar hetimet ndaj deputetit të Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, lidhur me veprën penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal për mashtrim dhe për shmangie tatami.

Ditë më parë në media, është raportuar se deputeti Zeka së bashku me një biznismen dyshohet se kanë mashtruar 920 qytetarë të Kosovës me viza punësimi në Gjermani.

Në bazë të një hulumtimi të medias, Zeka së bashku me biznesmenin Ilir Krasniqin, kanë poseduar një agjenci për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani. Kompania ka funksionuar më shumë se një vit.

Gjatë kësaj periudhe Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi me anë të kompanisë së tyre kanë mashtruar 920 qytetarë të Kosovës . Atyre u janë marrë nga shuma të ndryshme parash prej 50, deri në 3500 euro.

Lidhur me rastin në fjalë, “Bota sot” ka kontaktuar Prokurorin, me ç’rast kjo e fundit ka treguar se ata janë duke zhvilluar hetimet ndaj deputetit Zeka.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, ka thënë se Zeka hetohet për pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal më vperat penale mashtrimi dhe shmangia nga tatimi.

Lutfiu ka shtuar se për shkak të hetimeve, nuk mund të japni informacione tjera.

“Ju njoftoj se ndaj të pandehurit Milaim Zeka, janë duke u zhvilluar hetimet në drejtim të veprës penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 lidhur më veprat penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe Shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Për shkak të hetimeve nuk mund të jap informacione tjera”, ka pohuar zëdhëndësi i Prokurorisë.

Deputeti Zeka, ka mohuar akuzat duke thënë se këto janë vetëm shpifje.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.