Tronditet bota e futbollit: Bandat kriminale vrasin futbollistin e njohur

Tronditet bota e futbollit: Bandat kriminale vrasin futbollistin e njohur

  08 Oct 2017

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. “The Sun” raporton se futbollisti i njohur Georges Griffiths është slmuar dhe më pas është  vrarë nga dy banda kriminale në Bregun e Fildishtë.

Griffiths ndodhej për vizitë në qytetin e tij të lindjes Abidjan kur dy banda të armatosura janë përpjekur t’i vidhnin makinën, por kur futbollisti ka bërë rezistencë, ata kanë qëlluar duke e plagosur rëndë.

Giffiths është dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin dhe futbollisti ndërroi jetë.

26-vjeçari ka luajtur për gjigantët çekë Sparta Prague dhe së fundmi për skuadrën hungareye Diosgzyr.