fbpx

Tronditë gazetari Shqiptar në Francë: Ja çfarë u gjet në trupin e Florencit

  22 Dec 2017

Rasti i 23-vjeçarit shqiptar Florenc Beqiraj i cili u dhunua pa mëshirë në burgun e Marsejës në Francë ka tronditur kombin shqiptar, duke lënë në akth shumë bashkëatdhetarë.

Shkodrani ka plagë të forta dhune në krahë dhe një shenjë të madhe rreth qafës, që të jep përshtypjen sikur e kanë lidhur me litar.

Mendohej se i riu ishte masakruar dy ditë para të kthehej në Shqipëri, duke kaluar në vdekje klinike.

Por Ministria e Jashtme e Shqipërisë, deklaroi sot se Florenci ishte përpjekur të vëtëvritej, një alibi që u kundërshtua ashpër nga famlija e tij.

Gjith ky konfuzitet ka bërë që të ndërhyjë nga Franca gazetari shqiptar Leon Molla, i cili ka shpjeguar detaje për ngjarjen e rëndë.

Sipas gazetarit doktorët kanë kërkuar që të hiqen tubat e oksigjenit ndërsa prindërit kanë kundërshtuar. Florencit i janë bërë foto dhe video në spital. Policia nuk duhet të kishte lejuar një gjë të tillë.

Në një rast tjetër në Francë në grabitje e sipër personi ka rënë në gjendje kome dhe është zgjuar sërish.

Jashtë derës së dhomës së spitalit kanë qëndruar dy xhandarë të xhandarmërisë, ndërsa për Florencin nuk qëndron asnjë.

Ai thekson se në trupin e tij janë gjetur tela dhe gjumë litarësh.

Prokuroria franceze duhet të kishte nisur menjëherë hetimet, duhet të kishte hapur kamerat për atë që ka ndodhur në burg, sepse është burg i sigurisë së lartë dhe gjithçka filmohet tregon gazetari.

Pas shoqërimit në komisariat, çohet në dhomën e komisariatit dhe më pas bëhen procedurat për dërgim në Shqipëri, ndërsa në rastin e Florencit është dërguar direkt në qelinë e burgut.

Nga ana e hetimeve nuk është konfirmuar asgjë, pasi u mbajt e fshehur për disa ditë duke thënë se ka bërë vetëvrasje në burg, por rezultoi se kishte ditë që ngjarja kishte ndodhur.

Kjo ngjarje është e pamundur të ndodhte për faktin se në burgje ka siguri të lartë, nuk mund të futen sende si telat që ishin përdorur për Florencin