Tri figura të mëdha iu bashkuan PDK-së, së paku kanë mbi 25 mijë vota

Tri figura të mëdha iu bashkuan PDK-së, së paku kanë mbi 25 mijë vota

  17 Sep 2019

Tri figura të mëdha dhe të njohura publike iu kanë bashkuar PDK-së së fundmi.

Fillimisht ishte Hisen Berisha, ish-komadant i FARKU-t i cili është edhe kandidat tani për deputet, Nasim Haradinaj, ai i cili ka dalur publikisht në përkrahje të PDK-së, Kadri Veselit si dhe dje Ramiz Kelmendi doli në mbështtje të Veselit për kryeministër.

Nëse këto tri figura numrohen matematikisht, i bie se PDK, ka ngritje të votave prej më shumë se 25 mijë nga këto aderime.

Poashtu në garë për deputete është edhe Besa Ismaili, e cila ka një rreth të gjërë dhe ka ndikim në BIK e poashtu edhe në shoqërinë Islame të Kosovës.

Ish deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi është parë duke pirë kafe së bashku me kryetarin e PDK-së njëherësh, kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës Kadri Veseli.

Ekipi i Ekonomia Online, ka parë Kelmendin dhe Veselin duke diskutuar me Veselin në një lokal në qensër të Prishtinës.

EO është ofruar dhe ka pyetur Kelmendin nëse ky është një aderim në PDK.

“Jo kjo është një mbështetje që do t’ia bëjë Kadri Veselit për këto zgjedhje”, ka thënë shkurt Kelmendi, duke mos dashur të komentojë për largimin e tij nga LDK-ja.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka thënë se është i nderuar me mbështjetjen e Kelmendit në rrugën e tij për kryeministër.

“Jam shumë i nderuar që në konceptin tonë në Dekaden e Re për ta ndërtuar të ardhmen dhe për shtetin tonë, jemi bashkë me një ndërmarrës jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili poashtu edhe në të ardhmen do të jetë një shtyllë e modernizimit të ekonomisë së Kosovës. Ju e dini se prioriteti im është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, si mjet për ta arritur transformimin e madh ekonomik për t’i krijuar prespektivë të rinjve. Jam shumë i nderuar për këtë përkrahje të një ndërmarrësi siç është Ramiz Kelmendi”, ka thënë Veseli.

Ramiz Kelmendi i cili ka qenë deputet i LDK-së në mandatin e kaluar, udhëheqë njërën prej kompanive më të mëdha tregtare ku punëson mijëra punëtorë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.