fbpx

Tregohet arsyeja e arrestimit te Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupi!

  27 Nov 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mbrëmje deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Zëdhënësja Ahmeti tha se policia e ka zbatuar një urdhër të gjykatës.

Ndërsa gjykatësi Beqir Kalludra i cili është duke e gjykuar rastin ku Albin Kurti, Donika Kadaj dhe dy deputetë tjerë të VV-së janë të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, konfirmoi lëshimin e vendimit për arrest.

Ai tha për KALLXO.com se arsye për arrestimin e Kurtit dhe Kadajt është shkelja e masave të sigurisë të caktuara nga gjykata kur ata u liruan nga paraburgimi për në arrest shtëpiak tri ditë më parë.

Fillimisht Kurti ishte arrestuar të premten e kaluar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në bazë të një fletarresti nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Një ditë më pas ai qe lënë në arrest shtëpiak, me një vendim të Gjykatës së Apelit.

Por mbrëmë Kurti doli për të festuar në sheshin kryesor të Prishtinës fitoren e Vetëvendosjes në Prishtinë e Prizren.