Tre parti bashkohen kunder Vetevendosjes ne kete komune!

  10 Nov 2017

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, ka konfirmuar marrëveshjen politike të arritur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën Kosova e Re në këtë komunë.

Surdulli në Facebook ka shkruar se marrëveshja politike e arritur ka qenë në kordinim me strukturat e tri subjekteve politike LDK, AKR dhe PDK dega në Kamenicë.

Kujtojmë që as Lëvizja Vetëvendosje nuk po garon e vetme në këtë komunë, ajo ditë më parë ka zyrtarizuar koalicionin me AAK-në, shkruan Gazeta Metro.

“Kryetarit të Degës Emin Krasniqi, ish kandidatit Kujtim Gashi dhe strukturave të degës së PDKsë në Kamenicë, i faleminderoj për mbështetjen dhe i inkurajoj që të punojmë së bashku me njerëz të mirë dhe profesional duke i shërbyer qytetarit me ndershmëri dhe dinjitet. Interesi ynë i përbashkët është zhvillimi i Kamenicës për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë pa dallim, bashkëpunimi i ngushtë me bizneset lokale dhe krijimi i mundësive për investorë vendas apo të jashtëm, duke ofruar të gjitha resurset natyrore dhe institucionale”, ka shkruar ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.